Banesa të përmbytura në Novoselë, flet qytetari: Kam pastruar ujin me fshesë gjatë natës, gruan e kam të paralizuar

Aktualitet

Banesa të përmbytura në Novoselë, flet qytetari: Kam

Në fshatin Bishan të njësisë administrative Novoselë, situata është përkeqësuar që prej orës 02:00 të mëngjesit dhe vijon ende.

Si pasojë e rritjes së ndjeshme të prurjeve të lumit Vjosë, rreth 20 banesa janë përmbytur. Edhe pse gjatë ditës së sotme niveli i lumit ka shënuar rënie, uji vazhdon të jetë i pranishëm në banesat e banorëve.

Banesa të përmbytura në Novoselë, flet qytetari: Kam

Familjarët shprehen të shqetësuar, pasi kanë kërkuar ndërhyrje dhe ndihmë nga institucionet përkatëse, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë reagim.

“Në orën 2 të mëngjesit uji arriti në pikën kritike. E kam pastruar me fshesë, gruan e kam të paralizuar dhe e kam përballuar vetëm. Interesimi ka qenë zero. Uji brenda ka hyrë 70 cm”, shprehet qytetari Petrit Alia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion