Italia kërkoi ekstradimin/ Gjykata e Lartë liron nga burgu Kreshnik Farrukun!

Aktualitet

Italia kërkoi ekstradimin/ Gjykata e Lartë liron nga burgu Kreshnik

Gjykata e Lartë prish vendimin e Gjykatës së Apelit dhe liron nga qelia Kreshnik Farrukun. Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, Kreshnik Farruku i cili njihet edhe si Kreshnik Budlla, do të qëndrojë në arrest shtëpie.

Kreshnik Farruku u arrestua mbrëmjen e 11 janarit 2025 me urdhër të SPAK, teksa GJKKO kishte firmosur masën e sigurisë arrest në burg ndaj tij.

Ai u prangos në Manzë të Durrësit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Firenzes me qëllime ekstradimi drejt Italisë.

Në seancën e 7 janarit, Gjykata e Durrësit kishte marrë në shqyrtim kërkesën për arrestimin e përkohshëm ndaj Kreshnik Farrukut, pasi Gjykata e Breshias në Itali, me vendimin nr.Nr. 12042/2020 RGNR-5352/2021 RI GIP, datë 29.08.2024, ka caktuar ndaj tij në masën e sigurimit “Arrest në burg”, si të dyshuar për veprat “Organizat kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar nga legjislacioni penal Italian.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion