Aksident tek Shkalla e Tujanit/ Makina kthehet përmbys pas përplasjes me mjetin tjetër, 3 persona...
Lajmifundit
/
20 Maj 2025, 16:32
Aktualitet
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në zonën e njohur si “Shkalla e Tujanit” në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa përplasja ka qenë e fortë duke bërë që njëra prej makinave të përmbyset.
Si pasojë e aksidentit, raportohet se kanë mbetur të plagosur tre persona.
Pak ditë më parë, dy të rinj humbën jetën pas një aksidenti të ndodhur në këtë aks rrugor. Blerim Haxhiu 23 vjeç dhe 18-vjeçar, kanë mbetur viktimë kur motori me të cilin udhëtonin u përplas nga automjeti me drejtues Olsido Cami. Ky i fundit u arrestua nga policia.