Identifikohet viktima i aksidentit në Tiranë, kush është shoferi që e përplasi

Aktualitet

Identifikohet viktima i aksidentit në Tiranë, kush është

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti tragjik i regjistruar mëngjesin e kësaj të premte, rreth orës 08:20, te rrethrrotullimi Shkozës në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se viktima është 76-vjeçari Vlash Sokoli. Ai ka qenë duke udhëtuar me biçikletë, në momentin kur është përplasur nga automjeti që drejtohej nga 55-vjeçari Gëzim Marashi.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës Vlash Sokoli ndërroi jetë në vend. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT