Policia, masa për protestën para Bashkisë së Tiranës/ Rrugët që do të bllokohen

Aktualitet

Policia, masa për protestën para Bashkisë së Tiranës/

Policia ka marrë masa për protestën e kërkuar nga "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit", që do të zhvillohet këtë të premte para Bashkisë së Tiranës.

Policia njofton se që prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Blutë sugjerojnë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Policia u bën thirrje organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në protestë për të respektuar ligjin dhe për t'u distancuar nga çdo akt dhune.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore.

Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t'u distancuar nga çdo akt dhune”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT