Ia mbathi me të dashurin drejt Shqipërisë, italianja: Gjuhën e mësova në call center, planet e saj

Aktualitet

Ia mbathi me të dashurin drejt Shqipërisë, italianja: Gjuhën

22 vjeçarja italiane, Ilaria  Paoli, prej 5 vitesh jeton në Tiranë.  Ishte dashuria, ajo që e largoi Ilarian nga  familja dhe vendi i lindjes.

Ajo thotë se nuk do të largohet kurrë nga Shqipëria. Planet e saj për të ardhmen janë të qarta, do të marrë pasaportën shqiptare dhe më pas do të hapë biznesin e saj, për fotografinë.

Pyetje: Në vitin 2016 Ilaria Paoli, la Italinë për një jetë në Shqipëri përse?

Paoli: Unë jam dashuruar me një djalë shqiptar.

Pyetje: Kur ke ardhur për herë të parë në Shqipëri, cili ishte impakti i parë që të la ky vend?

Paoli: Në vitin 2014 erdha me bashkëshortin me pushime për festat e fundvitit, më pëlqeu kaq shumë. Unë jam nga veriu i Italisë, dhe njerëzit janë shumë të ftohë, ndërsa këtu të gjithë të afrojnë. Kjo gjë më pëlqeu shumë.

Pyetje: Si e sheh të ardhmen tënde?

Paoli: Pasioni im është fotografia, do të hap biznesin tim në Tiranë pikërisht për këtë gjë.

Pyetje: Ku e ke mësuar kaq mirë gjuhën shqipe?

Paoli: Kur erdha në Shqipëri isha 17 vjeçe, 2 vitet e para punoja në call center, kjo gjë nuk më ndihmoi të mësoja shqip. Kur lashë punën qëndrova në shtëpi, kushërira e bashkëshortit tim ishte 3 vjece dhe me të mësova të flas shqip.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion