I vuri flakën vetes para bashkisë Durrës, flet gruaja që do vetëvritej: Më bëjnë presion për borxhin

Aktualitet

I vuri flakën vetes para bashkisë Durrës, flet gruaja që do

Fatime Gashi do të ishte viktima e dytë për shkak të një kredie një milion lekë të vjetra që kishte marrë në institucionet e mikrokredive e që nuk e shlyente dot, kur vendosi t’i vinte flakën vetes para bashkisë së Durrësit.

Fatmirësisht, ajo u ndihmua dhe u transportua menjëherë në spital.

“Nuk e përballoj dot më. Kam marrë kredi për ilaçe dhe më bëjnë presion. Jetoj me çunin me qira”, u shpreh ajo.

Fatime, 58 vjeç jeton vetëm me djalin e saj, i cili jo gjithmonë gjen pune. Ajo trajtohet me pension familjar prej 90 mijë lekësh, por gjatë verës ka punuar. Fatimja frekuenton qendrën sociale ditore në bashkinë e Durrësit, ku ushqehet me tre vakte. Por kjo nuk e bën të dalë nga gjendja e renduar ekonomike.

Nga shtrati i spitalit të djegies plastikes në QSUT, ajo apelon për ndihmë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion