Kryemadhi për vendimin e GJKKO-së: I thashë avokatit të kërkojë arrest me burg për mua dhe të lirojë Metën

Politikë

Kryemadhi  për vendimin e GJKKO-së: I thashë avokatit të

Në deklaratën për mediat pasi Gjykata e Posaçme konfirmoi masën detyrim paraqitje për të, Monika Kryemadhi, tregoi edhe një komunikim që ajo pati me avokatin Genc Gjokutaj në sallën e gjyqit.

Kryemadhi u shpreh se avokati duhet të kishte kërkuar burg për të dhe detyrim paraqitje për Metën pasi për veprat e saj po akuzohet ai pa asnjë faj.

“Unë sapo i thashë Genc Gjokutajt, që është një avokat joserioz, pasi duhet të kërkoje detyrim paraqitje për Ilir Metën dhe arrest me burg për mua. Sepse 167 faqe janë veprat e mija për të cilat akuzohet Meta. Nuk ka lidhje Ilir Meta. Ka qenë kryetar parlament, president. Këto janë absurditete”, tha Kryemadhi.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion