“Dumduman! Do ta shihni…”, gazetarja zbulon përplasjen mes Metës dhe prokurorëve në seancën e GJKKO

Aktualitet

“Dumduman! Do ta shihni…”, gazetarja zbulon përplasjen

Seanca e sotme në GJKKO për masën e sigurisë ndaj ish-Presidentit të Republikës Ilir Meta është karakterizuar nga tone të larta dhe tensione, të cilat detyruan që të kishte edhe një ndërprerje.

Gazetarja e News24 Klodiana Lala ka raportuar se në nisje të seancës ka pasur akuza nga ana e Metës kundrejt trupës së prokurorëve të përbërë nga kreu i SPAK Altin Dumani dhe prokurorët Arben Kraja e Sotir Kllapi.

Debati nisi kur Kraja deklaroi se arrestimi i Metës është kryer sipas procedurave ligjore.

Në këtë moment Meta ka përdorur tone intimiduese duke u thënë prokurorëve se “do ta shohin çfarë do u ndodhë “ dhe nuk do e harrojë atë që i kanë bërë”.

Ai ka folur edhe kundër Altin Dumanit, duke iu referuar si “dumduman” dhe ushtar i kryeministrit Rama.

Ish-Presidenti i ka cilësuar akuzat që rëndojnë ndaj tij si të motivuara politikisht.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion