Fushë-Krujë/ Zjarri përfshin banesën, shembet çatia

Aktualitet

Fushë-Krujë/ Zjarri përfshin banesën, shembet çatia

Një banesë është përfshirë pjesërisht nga flakët në Fushë-Krujë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Banesa, në pronësi të shtetasit Ardjan Miri, është përfshirë nga zjarri, ndërsa flakët kanë prekur edhe trarët e çatisë. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës, çatia është shembur, duke e nxjerrë banesën jashtë funksionit.

Në momentin kur ka rënë zjarri, në banesë nuk ndodhej asnjë person. Kanë qenë fqinjët ata që kanë konstatuar flakët dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.

Paraprakisht, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një luhatje e energjisë elektrike. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit dhe rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion