Tërmeti SHKATËRRUES në Kolumbi/ Shkon në 132 numri i personave që kanë humbur jetën, rreth 500 të plagosur

Aktualitet

Tërmeti SHKATËRRUES në Kolumbi/ Shkon në 132 numri i

Të paktën 132 persona kanë ndërruar jetë dhe rreth 500 të tjerë janë plagosur si pasojë e tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë, që goditi ditën e hënë Kolumbinë.

Mediat e huaja raportojnë se viktimat janë në disa rajone të vendit, ndërsa mes tyre ka edhe fëmijë.

Tërmeti kishte një thellësi prej rreth 115 kilometrash dhe u ndje fuqishëm në një zonë të gjerë, duke shkaktuar dëme në ndërtesa. Banorët kanë dalë me shpejtësi në rrugë, të frikësuar nga lëkundjet dhe rreziku i shembjeve.

Shërbimi Gjeologjik i Kolumbisë bëri me dije se epiqendra ishte në rajonin Choco, pranë brigjeve të Oqeanit Paqësor. Ndërkohë, Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara konfirmoi se nuk është lëshuar alarm për cunami.

Autoritetet kolumbiane kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare, ndërsa ekipet e emergjencave dhe forcat e ushtrisë janë angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Autoritetet po vijojnë vlerësimin e dëmeve në disa qytete dhe zona rurale, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë për të përcaktuar përmasat e plota të tragjedisë.

Bilanci i viktimave pritet të ndryshojë ndërsa ekipet e emergjencës kontrollojnë ndërtesat e dëmtuara dhe zonat ku dyshohet se mund të ketë persona të bllokuar.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion