I propozoi në koncertin e Elvanës, flet për herë të parë çifti që u bë viral në rrjetet sociale

Aktualitet

I propozoi në koncertin e Elvanës, flet për herë të

Në koncertin madhështor të Elvana Gjatës në stadiumin “Air Albania” vëmendjen e mori edhe një propozim për martesë që u bë viral në rrjetet sociale.

Dy protagonistët Denisi dhe Klaudia të ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ditën e sotme treguan për herë të parë për eksperiencën e tyre të paharrueshme.

“Po mendoj se çfarë t’i bëj çfarë t’i bëj, pastaj pashë këtë datën e koncertit. Ka qenë një baner gjigand, dhe sapo doli kënga jonë, u hap baneri që thoshte “dua të martohem me ty”. Pastaj kur e hapa atë, Elvana ndaloi këngën, dhe pastaj nga emocionet, unë e mbaja unazën nga vetja ime,” tregoi Denisi.

Megjithatë Klaudia dhe Denisi janë njohur me njëri-tjetrin në një program në Top Channel. Një kompeticion dobësimi bëri bashkë Klaudian dhe Denisin që tani prej 3 vitesh janë të pandarë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion