“Mbaj 20 qen në shtëpi”, zbardhet dëshmia e Alma Kaçit: Jam viktimë

Aktualitet

“Mbaj 20 qen në shtëpi”, zbardhet dëshmia e Alma

Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici është lënë në burg nga GJKKO ditën e sotme, ndërsa vajza e përfshirë në skandal, Alma Kaçi në “arrest shtëpie”.

Kaçi në seancën gjyqësore është shprehur se është viktimë, teksa  shton se kishte një projekt që merrej me kafshët dhe se në shtëpi mbante 20 qen.

Në lidhje me videon, ajo është shprehur se e ka bërë pasi herën e parë që ka takuar Gjicin e ka ngacmuar.

“Jam viktimë. Kisha projekt. Merem me qentë, kam 20 qen në shtëpi. E bëra videon sepse herën e parë më ngacmoi dhe vendosa ta flmoja” ka thënë Kaçi.

Cfare tha Gjici ne Gjykate:

Ish kryebashkiaku i Kukesit, Safet Gjici ka mohuar të ketë shkelur ligjin pasi nuk ka parë asnjë projekt nga Alma Kaçi. Ai ka këmbëngulur se ka rënë në kurthin e atyre që s’e duan.

“Unë u ndëshkova për veprimin që kam bërë, unë e mora dënimin për gabimin që kam bërë. Nuk ka projekt, nuk kemi parë projekt, nuk kam shkelur ligjin.

Rashë në kurthin e atyre që s’më duan, nuk kam kryer shkelje ligjore. Kam dakord me qëndrimin e avokatit”, ka deklaruar Gjici.

Raportohet se gjatë dy orëve të seancës, prokurorët kanë qëndruar besnik sa i përket akuzave.

Sipas avokatit të Gjicit, është pretenduar se nuk ka vepër penale, është akt i rëndë por jo vepër penale, sa kohë s’ka pasur ndërmarrje konkrete nga Gjici për të dhënë këtë projekt që ka të bëjë me sterilizim e qenve.

Avokatja e Kaçit tha arsyet se përse e ka filmuar Gjicin, ndërsa tha se kërkoi masë më të lehtë për të për shkak se ka një fëmijë dhe nënë të sëmurë, e se është e vetmja që mund të kujdeset për to.

ME TE LEXUARAT