I mori unazën prej ari të moshuarës dhe u largua, arrestohet 46-vjeçari shqiptar në Greqi

Aktualitet

I mori unazën prej ari të moshuarës dhe u largua, arrestohet

Arrestohet në Selanik të Greqisë një 46-vjeçar shqiptar. Mësohet se 46-vjeçari përmes mashtrimit i ka marrë një të moshuare unazën e saj prej ari të martesës me pretekstin se donte ta provonte e fejuara e tij.

Shqiptari i tha 86-vjeçares se do t’ia kthente unazën sërish por ia rrëmbeu dhe u largua menjëherë. Ngjarja ka ndodhur këtë të martë dhe arrestimi i 46-vjeçarit u bë ditën e djeshme (12 qershor) nga autoritetet greke.

46-vjeçari akuzohet për vjedhje, si dhe ndaj tij është e hapur dhe një çështje lidhur me lëndët narkotike. Shqiptari është dënuar me 14 muaj burg për vjedhje, ndërkohë është në pritje të shqyrtimin të çështjes tjetër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion