Krimi me një viktimë dhe 3 të plagosur, arrestohet autori në Shkodër! Del FOTO e vitimës Armando Pali

Aktualitet

Krimi me një viktimë dhe 3 të plagosur, arrestohet autori në

Një person ka mbetur i vrarë mëngjesin e të hënës në Shkodër, pasi është qëlluar me armë zjarri në një lokal në qendër të qytetit, pranë Bashkisë. Viktima është Armando Pali. Sipas informacioneve paraprake, Pali është punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Shkodër, ndërsa më parë ka qenë edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit. 

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori i dyshuar Rakip Gila është ndaluar pas një operacioni të shpejtë policor dhe aktualisht ndodhet në ambientet e komisariatit, ku po merret në pyetje lidhur me motivet dhe rrethanat e ngjarjes.

Ende nuk bëhet e qartë nëse është qitësi, apo bashkëpunëtor në këtë ngjarje.

Armando Pali mbeti i vrarë nga atentati me breshëri plumbash në qendër të Shkodrës, pranë një lokali pranë bashkisë. Ai ishte duke pirë kafe me anëtarin e grupit të Bajrit, Erogen Vaso (Brajoviç) kur autorët janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri ndaj tyre. Dyshohet se shënjestër ka qenë Erogen Vaso (Brajoviç), vëllai i Denis Bajrit.

Ndërkohë, Armando Pali rreth 10 vite më parë ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, nën logon e PBDNJ. Ndërkohë, ai ka qenë edhe punonjës i IMT-së së Shkodrës.

ME TE LEXUARAT