Italia e kishte dënuar me 11 vite burg, 40-vjeçari arrestohet në Durrës! Ja akuzat që rëndojnë mbi të

Aktualitet

Italia e kishte dënuar me 11 vite burg, 40-vjeçari arrestohet

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin.

Policia e Durrësit bëri me dije se arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Wanted 36”, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për lokalizimin e shtetasve të kërkuar.

I arrestuari, me inicialet O. D., alias O. K., 40 vjeç, u kap në lagjen nr. 12 të qytetit të Durrësit.

Sipas policisë, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit të Venecias në Itali e kishte dënuar me 11 vite e 1 muaj burgim për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi dhe mbajtja e dokumenteve të rreme”.

Njoftimi:

I dënuar në Itali, me 11 vjet e 1 muaj burgim, kapet në Durrës dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 40-vjeçari.

Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit i DVP Durrës, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, operacionin e koduar “Wanted 36”.

Si rezultat i operacionit, u kap në lagjen nr. 12, Durrës, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi O. D. alias O. K., 40 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Venecias, Itali, e ka dënuar me 11 vjet e 1 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi dhe mbajtja e dokumenteve të rreme”. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet e 15 ditë burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.

 

ME TE LEXUARAT