Aksident i trefishtë në aksin Sarandë-Ksamil, raportohet një person i plagosur
Lajmifundit
/
6 Gusht 2026, 15:08
Aktualitet

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Sarandë–Ksamil, ku janë përfshirë tre automjete.
Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur lehtë një person, i cili ka marrë ndihmën e parë nga ekipi mjekësor i mbërritur në vendngjarje.
Për shkak të aksidentit, trafiku në aksin Sarandë–Ksamil u ndërpre për disa minuta, ndërsa pas largimit të automjeteve të përfshira, qarkullimi i mjeteve iu rikthye normalitetit.
Policia po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


