PS e PD bëhen bashkë, refuzohet propozimi i qeverisë për shkrirjen e Bashkisë së Këlcyrës

Këshilli Bashkiak i Këlcyrës sapo ka refuzuar me unanimitet të plotë Draftin e dërguar nga Qeveria Shqiptare për shkrirjen e kësaj bashkie dhe kalimin e saj në varësi të Bashkisë së Përmetit.
Në mbledhjen e këtij këshilli asistonin të 15 anëtarët e tij ku të gjithë njëzëri votuan kundër arsyetimeve të paraqitura në Draftin qeveritar që vinin me dije shkrirjen e kësaj bashkie.
Ndërkaq, në mbledhjen e jashtëzakonshme të këtij organi, këshilltarë socialistë e demokratë njëzëri i kanë bërë thirrje këshilltarëve të Këshillit Bashkiak në Përmet që të mos miratojnë Draftin e qeverisë që kërkon kalimin e këtij drafti për bashkimin me Bashkinë e Këlcyrës.
Pasi në këtë mënyrë konkretizohet papajtueshmëria e të dy palëve për të qenë në një bashki të vetme.