Humbi rrugën gjatë natës teksa eksploronte Majën e Jezercës, turistja franceze gjendet pas pesë orë kërkimesh

Aktualitet

Humbi rrugën gjatë natës teksa eksploronte Majën e
Një turiste franceze ka humbur rrugën gjatë natës teksa eksploronte Majën e Jezercës. Por policia sapo është njofuar i ka shkuar në ndihmë. Pas 5 orësh kërkime, gjatë natës dhe në një terren shumë të vështirë malor, është mundësuar gjetja e 34-vjeçares, e cila është në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi: 

Humbi rrugën gjatë natës, teksa eksploronte Majën e Jezercës, Policia i shkon në ndihmë turistes franceze. Sapo janë njoftuar, rreth orës 23:00, se një turiste franceze 34 vjeçe, kërkonte ndihmë sepse kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Jezercës, Komisariati i Policisë Tropojë, së bashku me Ekipin e Kërkim-Shpëtimit Malor, Valbonë, kanë organizuar punën për ta lokalizuar këtë shtetase dhe për t’i shkuar asaj, në ndihmë.

Pas 5 orësh kërkime, gjatë natës dhe në një terren shumë të vështirë malor, është mundësuar gjetja e 34-vjeçares, e cila është në gjendje të mirë shëndetësore. Turistja ka falënderuar punonjësit e Policisë dhe të Ekipit të Kërkim-Shpëtimit Malor, Valbonë, për gatishmërinë e treguar dhe për ndihmën e ofruar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion