EMRAT - Mjekët e Onkologjikut dhe zv.drejtoresha e QSUNT conin pavientët tek privati, sekuestrohet klinika dhe ilacet

Aktualitet

EMRAT - Mjekët e Onkologjikut dhe zv.drejtoresha e QSUNT conin

Tirane - Dy mjekë dhe një kordinator i spitalit Onkologjik ne Tirane jane vendosur ne hetim nga prokuroria pasi i orientonin pacientet e semure me tumore qe te merrnin sherbimin tek privati me qellim perfitimin financiar.

Mes personave te akuzuar eshte edhe Brikena Qirjazi, zv.dejtore e QSUNT.

Mesohet se personat per te cilet jane vendosur masat e sigurimit pas hetimeve paraprake jane:  

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

1- Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)  - akuzohet për “Shpërdorim të detyres” – masa e sigurisë ‘arrest shtëpie”

2- Alketa Ymeri (Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) - akuzohet për “Shpërdorim të detyres” – masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”

3- Emiljano Lela - Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT, - akuzohet për shpërdorim detyre, masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”

4- Halil Gashi – akuzohet për ‘Fshehjes se te ardhurave” masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”

5- Florian Marku -administrator i Flori Farma per vepren penale te “Tregtimi dhe transportimi I mallrave qe jane kontrabande” dhe “Ruajtja ose depozitimi I mallrave qe jane kontrabande”

6- Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të K.Procedurës Penale për veprën penale “Shpërdorim Detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi kjo shtetase ka qënë jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.

7- Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik - akuzohet për “Shpërdorim të detyres” – masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”

Sipas prokurorise, "këta shtetas kanë qënë të punësuar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza” si mjekë onkologë  dhe duke përdorur detyrën e vetë nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre.

Gjithashtu në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët. Gjatë hetimit është bërë e mundur që ky burim të zhvendosej dhe të vendosej në dhomën adapte".

Gjate hetimit, eshte arritur te sekuestrohet klinika mjekesore 'Megis' dhe nje sasi prej 10 mije euro ilace kontrabande tek Flori Farma.

Me urdher re prokurorise, Mësohet se është bërë dhe sekuestrimi i klinikës mjekësore “Megis” me nr.Nipt: L92225026K dhe i është komunikuar që nuk duhet të ushtrojë aktivitetin deri në një moment të dytë

Është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash kontrabandë të dyshuara dhe të falsifikuara dhe një shumë lekësh prej 10000 Euro në subjektin farmaceutik “Flori Farma”.

ME TE LEXUARAT