Masakra në Shkodër/ Humbi bashkëshorten pasi ndodhej në 'vendin e gabuar', Bashkim Basha në luftë me jetën

Aktualitet

Masakra në Shkodër/ Humbi bashkëshorten pasi ndodhej në

Masakra e pasdites së djeshme në Dobraç të Shkodrës ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë vijojnë.

Sipas të njëjtave burime, i plagosuri rëndë nga kjo ngjarje, Bashkim Basha, po lufton me jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Ai ka qenë duke lëvizur me motor së bashku me bashkëshorten e tij kur është përplasur nga makina në të udhëtonin 2 viktimat, Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Në momentin që ata ranë pre e breshërive të plumbave, makina humbi kontrollin dhe përplasi 2 kalimtarët fatkeqë. Nga përplasja mbeti e vdekur Flutura Basha, ndërsa Bashkim Basha u plagos rëndë. Ndërkohë, Arlind Bushati mbeti fillimisht i plagosur rëndë, por ndërroi jetë rreth 6 orë më vonë në spital.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion