Kompania e Pacollit akuzon Ramën në Gjykatën e Arbitrazhit: Po merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë Ron Yeffetit

Aktualitet

Kompania e Pacollit akuzon Ramën në Gjykatën e Arbitrazhit: Po

Kompania Mabco e Behgjet Pacollit ka akuzuar zyrtarisht qeverinë shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit se po ja merr aerportin e Vlorës për t’ia dhënë biznesmenit izraelit Ron Yeffet.

Pretendimi i bujshëm është pjesë e padisë që Mabco ka bërë në Gjykatën e Arbitrazhit në Londër për të kërkuar masë sigurie mbi prishjen e kontratës nga qeveria shqiptare.

Nuk dihet se ku e ka mbështetur kompania e Pacollit akuzën se qeveria po e prish konçesionin për t’ia dhënë Ron Yeffet. Por lajmi u konfirmua për Kapitalin nga dy burime konfidenciale brenda Avokatit të Shtetit dhe ministrisë së Infrastrukturës, të cilët e kanë lexuar dokumentin.

Madje sipas tyre, avokatët e Pacollit i kanë thënë Gjykatës se Ron Yeffet është një biznesmen që ka lidhje të ngushta me qeverinë shqiptare.

Mabco ka pajtuar studion e njohur amerikane Patton Boggs si përfaqësuese ligjore në përplasjen me qeverinë shqiptare. Avokatët e Patton Bogs erdhën në Tiranë para pak në ditësh në Tiranë, ku morën pjesë në një takim të përbashkët mes Mabcos, VIA-s dhe 2A Group me Ministrinë e Infrastrukturës.

Kjo ishte përpjekja e parë e palëve për pajtim, pasi qeveria njoftoi inicimin e proçedurës për prishjen e konçesionit.

Kjo është faza e parë e arbitrazhit. Gjykata tashmë, sipas procedurës, pritet që shume shpejt t’u kërkojë palëve që të dorëzojnë paditë e themelit. /Kapitali

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion