Nis seanca plenare, mungojnë deputetët e opoztës,betohen dy ligjvënësit e rinj

Politikë

Nis seanca plenare, mungojnë deputetët e opoztës,betohen dy

Ka nisur në Kuvend seanca plenare e ditës së sotme. Deri në këto momente nuk ka pasur trazira nga ana e opozitës, ashtu siç ka ndodhur në seancat e fundit.

Ndërkohë, në fillim të seancës janë betuar edhe dy deputetët e rinj të Kuvendit, Andrea Mano dhe Erion Meka. Ata zënë vendin e Ervin Salianjit dhe Jurgis Çyrbjas, të cilët ndodhen të dy në qeli.

Rendi i ditës:

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 28.10.2024.
Njoftime
Projektligji “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10 435, datë 23.6.2011, “Për shërbimin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë”.
Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9693, datë 19.3.2007, “Për fondin kullosor”, i ndryshuar.
Dekreti nr. 357, datë 10.10.2024, “Për kthimin e ligjit “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””.
Projektvendimi “Për një ndryshim të vendimit nr. 66/2021 “Për zgjedhjen e Byrosë dhe përbërjen e sekretariateve të Kuvendit”, i ndryshuar”
Projektvendimi “Për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor “Për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up-it në Shëndetësi”.
Projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të personelit me kohë jo të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.
Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion