Tragjedi në Detin Java/ Mbytet anija me 243 persona, 6 të vdekur dhe 130 të zhdukur

Bota

Tragjedi në Detin Java/ Mbytet anija me 243 persona, 6 të vdekur dhe

Një anije pasagjerësh është mbytur në Detin Java në Indonezi, ndërsa vijojnë kërkimet për rreth 130 persona që rezultojnë të zhdukur.

Agjencia indoneziane e kërkim-shpëtimit bëri të ditur se deri tani janë shpëtuar 113 persona, ndërsa gjashtë të tjerë kanë humbur jetën.

Në bord ndodheshin gjithsej 243 persona, përfshirë 30 anëtarë të ekuipazhit. Anija u raportua e zhdukur në orët e para të së dielës, pasi humbi kontaktin me autoritetet për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon në Detin Java, ndërsa ekipet po punojnë për gjetjen e personave që rezultojnë ende të zhdukur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion