Humb jetën në aksidentin tragjik 23-vjeçari shqiptar në Greqi

Aktualitet

Humb jetën në aksidentin tragjik 23-vjeçari shqiptar në

Një i ri 23-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë pas një aksidenti fatal rrugor të ndodhur në Greqi.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së premtes në rajonin e Atikës. Sipas mediave greke, i riu nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda që mori në aksident.

Automjeti që ai drejtonte, për arsye ende të paqarta, doli nga rruga dhe u përplas me barrierat mbrojtëse. Si pasojë, 23-vjeçari mbeti i bllokuar në mjet dhe u desh ndërhyrja e pesë zjarrfikësve për nxjerrjen e tij. Ai u transportua me urgjencë në spital, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion