FOTO/ Burri polic dhe gruaja mësuese: Kush janë dy bashkëshortët që humbën jetën në aksidentin e Lezhës

Aktualitet

FOTO/ Burri polic dhe gruaja mësuese: Kush janë dy

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor “Lezhë–Shkodër”, pranë fshatit Gocaj, ku kanë ndërruar jetë dy persona dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Viktima të këtij aksidenti janë çifti i bashkëshortëve Elona dhe Petrit Florini, të cilët janë përplasur me një tjetër automjet ku udhëtonte nëna me dy fëmijët e saj të mitur, 6 dhe 2 vjec, të cilët kanë mbetur të plagosur. 

Petrit Florini ishte efektiv policie, ndërsa e shoqja mësuese. Rrethanat e aksidentit vijojnë të mbeten të paqarta.

Për nxjerrjen e viktimave nga automjeti është dashur ndërhyrja e ekipit të zjarrfikëses, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

“Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Lezhë–Mabë”, në vendin e quajtur Gocaj, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete: automjeti me drejtues shtetasin F. L. dhe automjeti me drejtues shtetasin P. F

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasi P. F., rreth 53 vjeç, si dhe pasagjerja në këtë mjet, shtetasja E. F., rreth 45 vjeç, bashkëshortë.

Gjithashtu, janë dëmtuar 3 pasagjerë që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin F. L., konkretisht bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti”, njofton policia.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion