Hidhet shorti i Ligës së Kombeve, njihuni me rivalët e Shqipërisë

Aktualitet

Hidhet shorti i Ligës së Kombeve, njihuni me rivalët e

Shqipëria ka njohur pasditen e kësaj të enjteje kundërshtarët e grupit për edicionin 2024-2025 të Ligës së Kombeve.

Në shortin e hedhur në Paris të Francës, Kombëtarja shqiptare mësoi se do të jetë pjesë e grupit B1 së bashku me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

League B, grupi B1

Çekia

Ukraina

Shqipëria

Gjeorgjia

Gjithçka do të nisë në shtator të këtij viti, ku Shqipëria do të zhvillojë dy sfidat e para, më pas në tetor do të luhen dy ndeshjet e tjera dhe në muajin nëntor do të mbyllet gjithçka me dy sfidat e fundit të grupit.

Kompeticioni i Nations League ka ngritur siparin në sezonin 2018-2019. Shqipëria në dy sezonet e para ka garuar në Ligën C dhe pas suksesit të arritur në sezonin 2020-2021 duke u renditur në vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C, ka avancuar në Ligën B. Edhe këtë sezon kuqezinjtë ndodhen në Ligën B, teksa synimi është kalimi në Ligën A.

ME TE LEXUARAT