Humbi jetën tek Spitali Amerikan 2, e reja nga Lushnja pagoi 4.4 milionë lekë për operacionin

Nje shume e konsiderueshme prej plot 443 500 lekë (4.4 milionë lekë të vjetra) është fatura që ka paguar Irida H, në spitalin Amerikan në Tiranë për operacionin ku humbi dhe jetën.
E reja me origjinë nga Lushnja prej 2 vitesh ishte diagnostifikuar me tumor në mitër dhe kurohej në Belgjikë ndërsa në spitalin amerikan në Tiranë kishte ardhur për të hequr dhjamin.
Nga faturat e publikuara nga mediat rezulton se pagesa e fundit në vlerën e 207 800 lekë është bërë pikërisht në orët e vona të mbrëmjes në orën 23:01 të 29 Janarit 2024.
Në një dëshmi të publikuar më 31 janar shoqja e ngushtë e Iridës, e cila i qëndroi te koka, tregon se 28 vjeçarja kishte hyrë në sallë në orën 14:30 të asaj dite.
Kur gjithçka kishte përfunduar mjekët nuk kishin thnë se e reja kishte probleme. Madje ishte çuditur për faktin që i kishin kërkuar me ngulm, pagesën e fundit pikërisht në orët e vona të mbrëmjes.
Edhe nga faturat vërtetohet që vajza ka bërë konsultë me mjekët. Në spital paraqiti të gjitha analizat, u tregoi mjekëve se kurohej nga tumori, - thotë vëllai i saj - por bluzat e Bardha të spitalit “Amerikan” i garantuan siguri për jetën por që ndodhi e kundërta.
Irida Ha humbi jetën një ditë më pas më 30 janar. I vëllai Arenc Hasalla ka treguar se e motra pësoi trombozë dhe mjekët e futën në reanimacion prej nga nuk doli më e gjallë.
I vëllai është i vendosur t’i shkojë deri në fund dhe të marrë drejtësi për të motrën. Ka kallëzuar në prokurorinë e Tiranës denoncimin për mjekim të pakujdesshëm, ndërkohë që pritet të dalin rezultatet e autopsisë që saktësojnë shkencërisht shkaqet e vdekjes.
Burime bëjnë me dije se Policia e Tiranës ka nisur hetimet në gjendje të lirë për 3 mjekë të spitalit, përfshirë 2 që kanë kryer ndërhyrjen dhe 1 anestezist, në akuzë për "neglizhencë në trajtim mjekësor", e cila është kundërvajtje penale dhe në kushte të tilla nuk përfshinë masë sigurie "arrest në burg" në fazë fillestare të hetimeve./shqiptarja


