Harta/ Devijon qarkullimi i automjeteve në Unazën e Re, udhëzimi për drejtuesit

Aktualitet

Harta/ Devijon qarkullimi i automjeteve në Unazën e Re, udhëzimi

Duke filluar nga nesër, do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së re, në sajë të vazhdimit të ecurisë së punimeve.

Autoriteti rrugor shqiptar zbulon se si do të ndryshojë qarkullimi i automjeteve nga Unaza e re dhe Yzberishti të cilat do të devijojnë në rrugën paralele ku janë të lidhura rrugicat ekzistuese.

Njoftimi i ARRSH

Ditën e martë, datë 19.10.2021, në darkë do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së Re, në sajë të vazhdimit të ecurisë së punimeve në rrugën kryesore krahu i djathtë.

Aty ku ndahen sot rrymat e trafikut për Unazë të Re dhe Yzberisht automjetet që kanë për destiancion zonën e pallateve do të devijojnë djathtas në rrugën paralele, me të cilën janë lidhur të gjitha rrugicat ekzistuese (Rruga Mikel Maruli,Rruga Aleskandri i Madh dhe Bulevardi Migjeni).

Është bërë vendosja e sinjalistikës përkatëse dhe në këtë aks është i ndaluar parkimi i automjeteve.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion