Grushta e shqelma, plas sherri në Durrës, arrestohen dy të rinjtë

Aktualitet

Grushta e shqelma, plas sherri në Durrës, arrestohen dy të

Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur në Durrës, ndërsa në pranga janë vënë dy persona, shtetasit B.C, 36 vjeç dhe E.Sh, 34 vjeç.

 Sipas bluve, është ndaluar dhe një 35-vjeçar për veprat penale “Përndjekja” dhe “Dhuna në familje”.

“Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra penale të ndryshme. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës: -arrestuan në flagrancë shtetasit B. C., 36 vjeç dhe E. Sh., 34 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;

 -ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Përndjekja”, R. R., 35 vjeç, banues në Durrës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, sipas njoftimit të policisë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion