Një person i armatosur hap zjarr ndaj automjeteve dhe një shkolle, tre të plagosur

Bota

Një person i armatosur hap zjarr ndaj automjeteve dhe një shkolle, tre

Një person i panjohur hapi zjarr mëngjesin e së enjtes ndaj disa automjeteve pranë Jerikos në Bregun Perëndimor të pushtuar. Si pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

“Një terrorist qëlloi në disa automjete pranë qytetit al-Awza”, rreth dhjetë kilometra në veri të qytetit palestinez të Jerikos, tha ushtria izraelite në një deklaratë.

Në gjendje më të rëndë është një 30-vjeçar i cili ka mbetur i plagosur nga të shtënat, ndërsa një 21-vjeçar dhe një 13-vjeçar janë plagosur më lehtë.

Sipas radios shtetërore izraelite, sulmuesi, i cili mbante një kapuç dhe mbante një armë gjysmë automatike, filloi të qëllonte pak pas orës 7 të mëngjesit mbi automjetet.

Ushtria izraelite dërgoi menjëherë përforcime në vendngjarje dhe mbylli të gjitha rrugët ndërsa po kërkon për sulmuesin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion