Publikoi foton me çekun 1 milion dollarësh në rrjete sociale, fituesi i lotarisë në SHBA përballet me pasoja të papritura!

Bota

Publikoi foton me çekun 1 milion dollarësh në rrjete sociale,

Një emigrant në Boston të SHBA-së u arrestua nga agjentët e policisë amerikane të imigracionit (ICE), vetëm pak ditë pasi fitoi 1 milion dollarë në lotari.

Ariel Velasquez-Morales kishte publikuar në rrjetet sociale fotografinë me çekun gjigant të fitimit, ku shfaqej i buzëqeshur me emrin dhe shumën prej 1 milion dollarësh.

Por postimi që duhej të dokumentonte fatin e tij të mirë në lotari, duket se i kushtoi lirinë.

Autoritetet amerikane e identifikuan për shkak të statusit të parregullt të qëndrimit në SHBA dhe organizuan arrestimin e tij.

Agjentët e ICE u paraqitën në banesën e tij në Boston, ku e vunë në pranga. Pas arrestimit, agjencia amerikane publikoi edhe një koment ironik: “Me sa duket, fati i tij kishte marrë fund”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion