Gara për Bashkinë e Tiranës/ Pas Tabakut, zbardhen edhe emrat e tjerë të propozuar nga degët e PD-së

Politikë

Gara për Bashkinë e Tiranës/ Pas Tabakut, zbardhen edhe emrat e

Strukturat e Partisë Demokratike janë në garë me kohën për të propozuar emrat për garën e Tiranës.

30 nëntori është afati i vendosur nga Sali Berishës për mbledhjen e propozimeve ndërkohë zbardhen disa prej emrave që demokratët propozojnë për betejën e kryeqytetit. Ndonëse, Jorida Tabaku e ka shprehur ambicien për të mos qenë kandidate për Bashkinë e kryeqytetit emri i saj është propozuar nga disa degë.

As emri i mjekut Ilir Alimehmeti nuk mungon, i cili ka mbështetjen jo vetëm të strukturave, por edhe bekimin e Sali Berishës për të qenë ai kandidati zyrtar për Bashkinë e Tiranës.

Në listën e degëve te Tiranës, është edhe emri i Belind Këlliçit, të cilin demokratët duan ta shohin sërish në betejën vendore, ndërsa ndër emrat e tjerë të propozuar janë edhe Klevis Balliu dhe Ethem Aga.

Në fillim të nëntorit, Sali Berisha nisi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve duke kërkuar që brenda 30 nëntorit ti ketë emrat ne tavoline.

Pas mbylljes së procesit te hënën pritet të ngrihet një komision seleksionimi i përbërë nga pesë anëtarë që merr ne shqyrtim dokumentacionin brenda 15 ditëve nga përfundimi i aplikimeve. Kandidatët të cilët kalojnë filtrit pritet të marrin më pas dhe miratimin e kryesisë së Partisë Demokratike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion