Grupi i ‘skifterëve’ të Fushë Krujës/ Vihet në pranga 33-vjeçari, vodhi dy banesa me 6 të tjerë

Aktualitet

Grupi i ‘skifterëve’ të Fushë Krujës/ Vihet

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një tjetër pjesëtar i grupit, i shpallur në kërkim 3 ditë më parë, në kuadër të këtij operacioni.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, bazuar në informacionet e marra nga inteligjenca policor, u kap dhe u ndalua shtetasi F. B(D)., 33 vjeç, banues në Kamzë.


Ky shtetas ishte shpallur në kërkim më datë 02.04.2025, në kuadër të operacionit “Formacioni”, sepse dyshohet se në bashkëpunim me 6 shtetas të tjerë, kanë vjedhur në 2 biznese në Fushë Krujë, më datat 27 dhe 28 mars 2025.

Punohet për kapjen e shtetasit të fundit të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion