Publikohen emrat dhe fotot, kush janë të rinjtë që do trafikonin 12 kg ka'nabis në formë xhelatine

Aktualitet

Publikohen emrat dhe fotot, kush janë të rinjtë që do
Zbulohen detaje të reja nga operacioni “Risia” i Antidrogës së Tiranës, ku u sekuestruan mbi 12 kilogramë kanabis në formë xhelatine, me përqindje të lartë THC dhe vlerë tregu që përllogaritet në rreth 30 mijë euro.

Sipas burimeve, droga dyshohet se ishte dërguar me postë nga Mbretëria e Bashkuar dhe kishte si destinacion Elbasanin. Lënda narkotike ishte ndarë në rreth 500 pako të vogla, ndërsa disa pako të tjera përmbanin sasi më të mëdha, nga 400 deri në 500 gramë secila.

Antidroga e Tiranës, pas marrjes së informacionit për transportin e lëndës narkotike, organizoi operacionin për kapjen e personave të përfshirë. Flavio Islamaj, sapo ka kuptuar se po ndiqej nga policia në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, ka tentuar të largohet me shpejtësi. Ai ka braktisur automjetin pranë Digës së Liqenit Artificial dhe është larguar me vrap, duke arritur t'u shpëtojë efektivëve.

Në vendngjarje, policia ka konstatuar edhe një automjet tjetër, drejtuesi i të cilit dyshohet se po mbikëqyrte lëvizjet e shokut të tij. Në këtë makinë u arrestua Mariglen Vata, ndërsa Flavio Islamaj u shpall në kërkim.

Të dy 22-vjeçarët rezultojnë emra të njohur për policinë, me precedentë të mëparshëm për narkotikë. Ata dyshohet se kanë qenë së bashku në Angli, ku mund të jenë përfshirë në trafikun e drogës, ndërsa pas kthimit në Shqipëri dyshohet se kanë vijuar aktivitetin kriminal.

Flavio Islamaj ishte shpallur në kërkim edhe në vitin 2025, pasi dyshohet se i shpëtoi një operacioni policor përmes një tjetër porosie droge të dërguar me postë. Pavarësisht shpalljes në kërkim në atë kohë, mbetet e paqartë se si ai kishte arritur të mos përballej me drejtësinë.

Ndërkohë, Mariglen Vata është arrestuar edhe në vitin 2022, po për vepra penale të lidhura me narkotikët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion