Plagosi një person me kallashnikov në 2013-ën dhe u arratis drejt Londrës, si i shpëtoi eksradimit shqiptari

Aktualitet

Plagosi një person me kallashnikov në 2013-ën dhe u arratis drejt

29-vjeçari shqiptar që u arratis drejt Mbretërisë së Bashkuar pasi plagosi një person me kallashnikov i ka shpëtuar ekstradimit. Isak Buna, 29 vjeç, plagosi një burrë me një plumb rikoshet qëlloi me breshëri në ajër gjatë një sherri.

Ai i tha rivalit të tij: “Më shqetëso atëherë do të mësosh kush jam unë. Unë do të të kundërshtoj ty dhe gjithë familjen tënde.”

Pas ngjarjes së vitit 2013 në Zenisht të Shqipërisë , Buna u dënua për kërcënime për vrasje dhe armëmbajtje pa leje në mungesë.

Ai u dënua me pesë vjet e katër muaj burg, por u arratis në Londër. Buna u shpall në kërkim dhe policia britanike e arrestoi atë në janar.

Por autoritetet shqiptare u bllokuan nga ekstradimi i tij pasi avokatët e tij në gjykatën e magjistraturës së Westminster argumentuan se tani ishte tepër vonë për ta ndjekur penalisht, duke përdorur boshllëkun ligjor.

“Për shkak të ligjeve të parashkrimit në Shqipëri, kërkesa për ekstradim u hoq”, tha Home Office, sipas The Sun.

Home Office nuk dha shpjegime nëse Buna po kërkonte azil apo i ishte dhënë leje për të qëndruar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion