Nga Kina për të ushtruar pr'ostitucion në Shqipëri, arrestohen dy shtetase në Fier

Aktualitet

Nga Kina për të ushtruar pr'ostitucion në Shqipëri,
Dy shtetase kineze janë arrestuar në flagrancë në Fier, në kuadër të operacionit policor të koduar “ESKOR-GIRIS-5”, pasi dyshohet se kishin marrë me qira një lokal, të cilin e përdornin për ushtrimin e prostitucionit dhe shfrytëzimin e tij.

Sipas njoftimit të Policisë, dy gratë, Zhang Yongzhong Ling dhe Qiaorong Honghua Rui, përkatësisht 52 dhe 47 vjeçe, banuese në Kinë, kishin bashkëpunuar me njëra-tjetrën për të organizuar aktivitetin e paligjshëm në ambientet e lokalit të marrë me qira në qytetin e Fierit.

Pas hetimeve dhe veprimeve operacionale, uniformat blu kanë ndërhyrë duke arrestuar në flagrancë dy shtetaset kineze, të cilat dyshohen për veprat penale të “Prostitucionit” dhe “Shfrytëzimit të prostitucionit”.

Në kuadër të të njëjtit operacion, Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Fierit edhe për tre shtetas të tjerë, të identifikuar me inicialet M. A., K. P. dhe Xh. S. Ata janë banues në Novoselë të Vlorës, Daullas dhe Hoxharë të Fierit dhe dyshohen për veprën penale të “Prostitucionit”.

Gjatë kontrollit dhe veprimeve hetimore, autoritetet kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjashtë telefona celularë, 300 euro dhe 35 mijë lekë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për vijimin e hetimeve dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal.

Ndërkohë, hetimet pritet të hedhin më shumë dritë mbi mënyrën e funksionimit të këtij aktiviteti, rolin e personave të përfshirë dhe nëse në të kanë qenë të angazhuar edhe persona të tjerë.

Operacioni “ESKOR-GIRIS-5” u zhvillua nga strukturat e Policisë në Fier, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme që lidhen me prostitucionin dhe shfrytëzimin e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion