Miratohet buxheti 2027 në Komisionin e Ligjeve, dritë jeshile edhe për 5 ligje të tjera

Aktualitet

Miratohet buxheti 2027 në Komisionin e Ligjeve, dritë jeshile edhe
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike miratoi këtë të premte, më 20 nëntor 2026, nen për nen dhe në tërësi projektligjin “Për buxhetin e vitit 2027”, si dhe projektligjet e paketës fiskale që e shoqërojnë atë.

Mbledhja u zhvillua nën drejtimin e kryetarit Ulsi Manja. Gjatë mbledhjes, Manja u kërkoi relatorëve të përfshijnë në relacionet përkatëse edhe kërkesat dhe amendamentet e miratuara gjatë shqyrtimit të projektligjeve.

Përveç projektbuxhetit 2027, Komisioni shqyrtoi dhe miratoi edhe ndryshimet në pesë ligje që lidhen me paketën fiskale, përfshirë procedurat tatimore, taksat kombëtare, akcizat, TVSH-në dhe tatimin mbi të ardhurat.

Projektbuxheti dhe paketa fiskale vijojnë tashmë procedurat parlamentare për miratimin përfundimtar në Kuvend.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion