Gripi i shpendëve edhe në Gjirokastër, asgjësohen 20 pula në fshatin Valare

Aktualitet

Gripi i shpendëve edhe në Gjirokastër, asgjësohen 20 pula

Në Gjirokastër është konstatuar vatra e parë me gripin e shpendëve. 20 pula në fshatin Valare janë groposur nga specialistët e shërbimit veterinar. Dyshimet e para janë ngritur nga vetë banorët, të cilët kanë lajmëruar sektorin e veterinarisë.

Mjeku veteriner, Krenar Veliu shjegoi me konkretisht procesin se si kanë vepruar në momentin që është konstatuar diça e tillë.

“Ditën e premte veterineri ka marrë informacionin nga fermeri që i kishin ngordhur disa pula së bashku shkuam në terren dyshuam, morëm mostër dhe pulat e tjera i groposëm siç thotë ligji ndërsa ditën e shtunë doli përgjigja që është ngrordhje nga gripi i shpendëve”, tha Veliu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shërbimi veterinar apelon për kujdes të shtuar nga fermerët për parandalimin dhe evidentimin e rasteve të gripit të shpendëve.

“Në të gjitha zonat ne kemi mjekë veteriner ku kanë marrë kontakt me kryepleqtë e fshatrave me njësitë administrative, me fermerët dhe i kemi vënë në dijeni  për të na informuar për dëmtimet nëse ka ndaj iu bëj thirrje fermerëve dhe komunitetit se kjo është një sëmundje që vjen nga shpendët e egër që nëse do të ketë dëmtime të shpendëve të oborrit por edhe shpendëve duhet të njoftojnë veterinerin”, u shpreh mjeku veteriner.

Gripi i shpendëve është një sëmundje që prek shpendët e llojeve të ndryshme. Pak ditë më parë, disa zogj të egër u gjetën të ngordhur në plazhin e vjetër të Vlorës, ku pas analizave rezultoi se ishin të prekur me gripin e shpendëve.

ME TE LEXUARAT