Festivali më i madh fetar në botë mbahet në Indi, priten 400 milionë vizitorë
Miliona njerëz janë mbledhur në qytetin verior indian Prayagraj, për të marrë pjesë në Mahakumbh Mela, grumbullimin më të madh të njerëzimit në botë.
Peligrinët dynden nga të gjitha anët e vendit për të marrë pjesë në këtë traditë mijëravjeçare, duke shpresuar të pastrojnë mëkatet e tyre. Hindutë besojnë se një zhytje në ujërat e shenjta sjell shpëtim dhe çlirim.
Autoritetet kanë ngritur një qytet të madh çadrash të shtrirë në 4,000 hektarë tokë të hapur përgjatë brigjeve të lumenjve për të strehuar vizitorët, të cilët mbërrijnë në radhë të mëdha, duke kënduar dhe kërcyer gjatë rrugës. Organizatorët presin rreth 400 milionë vizitorë, duke e bërë këtë festivalin më të madh fetar në botë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Vendi është shndërruar në një qytet me tenda të përhapura, me më shumë se 3,000 kuzhina, 150,000 tualete dhe mbi 90 trena specialë për të transportuar pelegrinët drejt dhe nga eventi.
Zona e festivalit mbulon 40 kilometra katrorë dhe përfshin banesa, rrugë, energji elektrike, ujë. Ka gjithashtu 11 spitale në vend për të ofruar kujdes mjekësor për dhjetëra miliona të pranishëm.
Autoritetet po përdorin më shumë se 2,500 kamera vëzhgimi, duke përfshirë ato me Inteligjencën Artificiale, për të monitoruar turmat dhe për të shmangur rrëmujët e mundshme.
Festivali është gjithashtu i një rëndësie politike, por edhe shpirtërore. Udhëheqësit e kaluar të Indisë kanë përdorur prej kohësh Kumbh Mela për të ndërtuar lidhje më të forta me shumicën hindu të vendit.