Godet me shkelma dhe grushte një të mitur, në pranga 72-vjeçari në Elbasan

Aktualitet

Godet me shkelma dhe grushte një të mitur, në pranga

Një 72-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi ka goditur me shkelma dhe grushte një 14-vjeçar, për motive të dobëta.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi A. Ç., 72 vjeç.

Ndërkohë ka nisur precedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. D., 36 vjeç, dhe R. S., 47 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte, një 28-vjeçar, për motive të dobëta.

Gjithashtu, këta specialistë shpallën në kërkim shtetasin I. M., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, një 29-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e 30-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT