“Duhet një e dashur në çdo shtet”, Tik Tok-eri Dijonis Biba “leksion” çunave të “Ferma Vip” për lidhjet

Showbiz

“Duhet një e dashur në çdo shtet”, Tik Tok-eri

Lidhjet që kanë pasur fermerët VIP kanë qenë një nga temat që janë diskutuar mbrëmjen e sotme.

Secili prej tyre ka treguar pak nga marrëdhëniet e kaluar, ku edhe kanë treguar vitet që kanë qëndruar me partnerët e tyre.

Tik Tok-eri, Dijonis Biba, të cilin e karakterizon humori dhe çiltërsia, me shaka ka thënë se duhet nga një e dashur në çdo shtet.

Ai më tej shton se në jetën e tij ka pasur vetëm një lidhje, që ka zgjatur 1 vit, gjatë kohës që ka qenë emigrant në Angli.

Pjesë nga diskutimi:

Dijonisi: Duhet nga një në çdo shtet. A e ke dëgjuar si thotë Noizy tek ajo kënga, femra në çdo shtet. Kur shkon në Itali do të kesh njërën. Bëj shaka, në çdo qytet duhet na një femër

Ditea: A ke qenë ndonjë herë i lidhur

Dijonisi: Kam qenë vetëm një herë në jetën time në Angli me një shqiptare, kemi qenë 1 vit, por jemi ndarë me mirëkuptim. Para dy vitesh ka qenë.

Xhesika: Ti Robert ke pasur ndonjë herë lidhje të gjata.

Ditea: Kam qenë e lidhur 4 vite me një Italian, edhe kam bashkëjetuar.

Niko: Unë lidhjen më të gjatë e kam pasur 3 vite.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion