Gjykata e Durrësit merr nën hetim drejtorin e Arsimit Parauniversitar, pezullohet nga puna Hazbi Lika

Aktualitet

Gjykata e Durrësit merr nën hetim drejtorin e Arsimit Parauniversitar,

Gjykata e Durrësit ka pezulluar nga puna drejtorin e Arsimit Parauniversitar, Hazbi Lika.

Sipas asaj që raportohet në media, Hazbi Lika dyshohet për konsumimin e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

E ndërsa hetimet janë në vijim dhe autoritetet po mbledhin prova shtesë për rastin në fjalë, pezullimi nga detyra i Hazbi Likës do të vijojë deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Kujtojmë që Hazbi Lika është emëruar në krye të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Durrës (DRAP) në Maj të vitit 2022, duke zënë vendin e Ana Dhamos.

ME TE LEXUARAT