Gjonaj: Reforma në Drejtësi në rrugën e duhur, është garantuar paanësia! Rezultatet e SPAK domethënëse

Politikë

Gjonaj: Reforma në Drejtësi në rrugën e duhur,

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se Reforma në Drejtësi po ecën në rrugën e duhur, e ndërsa theksoi se lufta nga korrupsioni po ecën me ritme të larta. Megjithatë, ajo evidentoi dhe sia sfida me të cilat po përballet Reforma në Drejtësi 5 vite nga themelimi i saj.

 "Janë provë e një sërë arritjesh që kanë shërbyer si gur themeli në kapërcimin e sfidave, që tregojnë dse Reforma është në udhën e duhur. Është garantuar paanësia e sistemit të drejtësisë të pa ndikuar nga politika apo faktor të jashtëm. Lufta ndaj korrupsionit po njeh një kurbë rritëse duke shënuar me rezultate të prekshme dhe të mirëpritura. Pastrimi i sistemit nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar si dhe rezultat e SPAK janë domethënëse dhe shpresëdhënëse që dëshmojnë se reforma do të rikthejë besimin në drejtësi. Kushtetuesja dhe Gjykata e Lartë është ngritur, e dimë që sfidat  e të cilat përballet Reforma nuk janë të pakta, vettingu duhet të vijojë më shpejta, vakansat e krijuar në sistem kanë sjellë nevojë rritjen e numrit të pranimeve në shkollën e magjistraturës, por duke ruajtur sistemin, rritja e eficensës do të ndihmohet edhe nga harta e re ligjore, një hap i rëndësishëm ishin dhe ndryshimet ligjore në maj të 2021", tha ndër të tjera Gjonaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion