Seanca në GJKKO/ Balluku kundërshton pezullimin nga detyra! Trupa gjykuese tërhiqet për vendim

Aktualitet

Seanca në GJKKO/ Balluku kundërshton pezullimin nga detyra! Trupa

Të tjera detaje janë zbardhur nga seanca me dyer të mbylluara e mbajtur këtë të shtunë në Gjykatën e Posacme për Belinda Ballukun dhe dy drejtorët e saj Gentjan Gjyli dhe Erald Elezi.


Prokurori Dritan Prençi ka kërkuar që masat për Ballukun të qëndrojnë në fuqi, sepse ekziston mundësia që të arratiset, të intimidojë dëshmitarët, të prishë provat dhe të ripërsërisë veprën penale për shkak të pozicioneve që mban.

Por Balluku e ka kundërshtuar pezullimin nga detyra, pasi sipas saj është e zgjedhur.

“Jam e hapur për hetimin, por nuk pranoj pezullimin sepse jam e zgjedhur”,- raportohet të ketë thënë Balluku.

Gjithashtu masën e kanë kundërshtuar dhe vartësit e saj që janë në “arrest shtëpie”.

Pas pretendimeve të tyre, trupa gjykuese është tërhequr për vendimin.

Belinda Balluku u pezullua nga detyra e Zv/kryeministres dhe Ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, dy ditë më parë me vendim të GJKKO-së dhe iu ndalua dalja jashtë vendit.

Ajo është marrë zyrtarisht e pandehur prej datës 31 tetor 2025 dhe akuzohet për “shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publikë”, në bashkëpunim me vartësit e saj, në procedurën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

SPAK ka ngritur ndaj saj edhe një akuzë të dytë, që lidhet me dyshime për abuzime me tendera në lotin 4 të Unazës së Madhe.

ME TE LEXUARAT