Është ende në spital/ Çfarë po ndodh me Miss Xhamajkën pasi u rrëzua nga skena?

Showbiz

Është ende në spital/ Çfarë po ndodh me Miss

Përfaqësuesja e Xhamajkës në konkursin ndërkombëtar të bukurisë Miss Universe, Gabrielle Henry, vazhdon të qëndrojë në spital për të tretën ditë radhazi pasi u rrëzua nga skena gjatë raundit paraprak të garës.

Incidenti ndodhi teksa ajo po parakalon­te me taka të larta; një hap i humbur mjaftoi që Henry të rrëshqiste dhe të binte nga skena, duke shkaktuar panik te të pranishmit. Menjëherë pas rrëzimit, stafi mjekësor ndërhyri dhe e transportoi konkurrenten me barelë.

Organizatorët e Miss Universe konfirmuan se gjendja e Henry-t mbetet e rëndë dhe se ajo po vazhdon të marrë trajtim të specializuar. Sipas mjekëve, për shkak të plagëve dhe komplikimeve të mundshme, 23-vjeçarja do të duhet të qëndrojë në repartin e kujdesit intensiv për të paktën edhe një javë, derisa gjendja e saj të stabilizohet plotësisht. Mjekët po e monitorojnë nga afër çdo ndryshim, duke theksuar se kjo periudhë është kritike për shërimin e saj.

Në një deklaratë zyrtare, organizata Miss Universe kërkoi që publiku të tregojë mirëkuptim dhe mbështetje për konkurrenten.

“Lutjet dhe mendimet tona janë me Gabrielle-n gjatë kësaj kohe të vështirë. I bëjmë thirrje publikut të shmangë komentet negative dhe përhapjen e spekulimeve apo dezinformatave që mund të rëndojnë më tej situatën për familjen e saj,” thuhej në komunikatë.

Organizatorët theksuan se prioriteti i tyre kryesor është shëndeti i Gabrielle Henry-t dhe mbështetja emocionale për të afërmit e saj, ndërsa komuniteti ndërkombëtar i garave të bukurisë vazhdon t’i qëndrojë pranë.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion