Gjetja e kokainës në Durrës, si udhëtuan dy pronarët e kompanisë së bananeve drejt Ekuadorit...

Aktualitet

Gjetja e kokainës në Durrës, si udhëtuan dy pronarët e

Erion Peti dhe Klajdi Xibraku, administratorët e kompanisë “Masabi Fruits”, në konteinerin e të cilës u gjetën 143 kg kokainë kanë pranuar se kanë udhëtuar drejt Ekuadorit disa herë.

Mësohet se në dëshminë e dhënë përpara grupit hetimor, Peti dhe Xibrakut janë përballur edhe me e-maile që kanë shkëmbyer me kompaninë ekuadoriane ku blinin bananet.

“Kemi udhëtuar për hir të biznesit disa herë në drejtim të Ekuadorit, por vizitat në këtë shtet kanë ndodhur vetëm për shkaqe pune, duke vendosur kontaktet me kompanitë e tregtimit të bananeve,”- kanë thënë ata.

Tashmë Peti dhe Xibraku ndodhen pas hekurave pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. 143 kg kokainë u gjetën të ndara në pako në tavanin e konteinerit qëmbante bananet e porositura prej tyre. Vetë administratorët kanë mohuar të ketë lidhje me drogën.

ME TE LEXUARAT