“Furtuna” në policinë e Korçës/ Dalin detaje, si u përgjua trupa e shërbimit

Aktualitet

“Furtuna” në policinë e Korçës/ Dalin detaje,

Dje janë pezulluar nga detyra shefi i komisariatit të Korçës, Krenar Gjokutaj, shefi i sektorit të qarkullimit rrugor Klement Pikuli si dhe katër efektivë të sektorit të qarkullimit rrugor, Petro Fraholli, Genci Hysi, Çlirim Akrobati, Kamber Kllogjeri.

“Furtuna” në policinë e Korçës  ka ardhur pas përgjimeve që iu është bërë trupës së shërbimit në komisariatin e policisë numër 1 në Tiranë. Burime të siguruara nuk thanë shumë rreth objektit të përgjimit të trupës së policisë së kryeqytetit, por nga ana tjetër thanë se pezullimi i gjashtë oficerëve të policisë së Korçës ka ardhur për shkak se gjatë këtyre përgjimeve kanë dalë bisedat e tyre në dy raste. Rasti i pare, gjithnjë sipas të njëjtave burime, ka të bëjë me një drejtues mjeti i cili është ndaluar nga patrulla e policisë pasi qarkullonte pas orës policore dhe është lënë i lirë nga ana e shefit të komisariatit.

Edhe rasti i dytë është ndaluar drejtuesi i mjetit për mos vendosjen e rripit të sigurisë dhe në këtë rast është lënë i lirë nga eprorët. Për të dy këto raste të dala gjatë përgjimit të bisedave telefonike ka ardhur dhe pezullimi nga detyra i shefit të komisariatit Krenar Gjokutaj si dhe shefit të qarkullimit Klement Pikuli dhe katër policëve të qarkullimit. Mësohet se të gjashtë ditën e sotme kanë apeluar pezullimin e tyre nga detyra.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion