Fshati në Mallakastër pa ujë/ Habit kryeplaku: Kur shkoj në mbledhje lahem në rezervuar

Banorët e fshatit Çërrilë, në Bashkinë e Mallakastrës, vijojnë të përballen me kushte të vështira jetese, në mungesë të dy shërbimeve më elementare: rrugës dhe ujit të pijshëm.
Prej dekadash, këto dy nevoja bazë mbeten të pazgjidhura, duke i detyruar banorët të përballen çdo ditë me vështirësi të shumta, jo vetëm fizike, por edhe ekonomike.
Sigurimi i ujit për banesat është kthyer në një barrë të përditshme, ndërsa mungesa e një rruge të aksesueshme e vështirëson edhe më tej jetën në këtë zonë.
Kryeplaku i fshatit e përshkruan me sinqeritet situatën me të cilën përballen banorët.
"Me gomar, në rezervuar. Biles, edhe mua në mbledhje kur më thërrasin deputeti, kryetari I bashkisë, vete lahem tek rezervuari. Atje ka zyrtarë dhe më thonë nga ka ardhur ky, nga lopët?", tha ai per A2CNN.
Edhe pjesëmarrja në mbledhjet me deputetët duket se përplaset me realitetin e përditshëm. Në një kohë kur kërkohet të flitet për problemet e fshatit, në banesë mungon edhe uji.
Banorët thonë se nuk duan më premtime, por ndërhyrje konkrete. Ata kërkojnë investime për rrugën dhe furnizimin me ujë të pijshëm, duke shpresuar që Çërrila të mos mbetet një tjetër fshat i harruar dhe një kujtim i një vendbanimi që dikur kishte më shumë jetë.
Për ta, kërkesa është e thjeshtë: shërbime bazë dhe dinjitet për të jetuar në vendin e tyre.
Lajmi i plotë:


