Sherr i fortë në burg/ "Më prishe gjumin", Viktor Ymeri godet me shuplakë të burgosurin nga Kosova

Aktualitet

Sherr i fortë në burg/ "Më prishe gjumin", Viktor Ymeri

Një konflikt banal midis të burgosurish është regjistruar në burgun 302 në kryeqytet, ku Viktor Ymeri dyshohet se ka goditur me shuplakë një të burgosur tjetër me origjinë nga Kosova.

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, konflikti ka nisur pas një debati mes dy të burgosurve. Ymeri dyshohet se i ka kërkuar të dënuarit tjetër të mos bënte zhurmë, pasi, sipas tij, po i prishte gjumin.

Por, pavarësisht kërkesës, i dënuari vijoi të bënte zhurmë dhe në këtë moment situata ka agravuar. Ymeri dyshohet se e ka goditur me shuplakë të burgosurin.

Pas incidentit, ndërhyrja e menjëhershme e policisë së burgut 302 ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe një përplasje më të madhe fizike mes të dënuarve.

ME TE LEXUARAT